Ndërrimet në EDshop Ndërrimet në EDshop bëhen vetem me korrier, shërbimi kushton 200 lekë për postën Tiranë dhe 300 lekë per posten në rrethe.
Nëse doni të bëni ndërrim, ju duhet të njoftoni menjëherë në momentin që keni marrë porosinë dhe stafi EDshop njofton korrierin të vi të marri produktin.
Nëse ju nuk njoftoni në momentin që keni marrë porosinë, ndërrimi nuk mund të bëhet.
Pretendimet që porosinë e ka marr dikush tjetër nuk do merren në konsideratë. Produkti duhet të jetë në gjëndjen fillestare ( me etiketë dhe i pa dëmtuar, veshur ose i bërë pis)
Nëse ju i keni hequr etiketën ose dëmtuar produktin, ndërrimi nuk mund të bëhet.
Mbasi produkti vjen tek ne dhe kontrollojmë gjëndjen e tij, ju njoftojmë për kreditin që keni gjëndje ( vlerën e produktit pa postë) Kreditin ju mund ta përdorni derisa të gjeni dicka që ju pëlqen.
Nese ju pëlqen dicka që ka vlerë më të vogel, ngeleni gjëndje për diferencën e cmimit.
Ndërrimet bëhen vetëm një herë, nëse doni të bëni ndërrim pas ndërrimi vlera e postës për ndërrim dyfishohet cdo herë. (Pra nëse posta për ndërrimin e parë kushton 200 lekë, për të dytin 400, për të tretin 800, etj.) Kjo kosto vlen vetëm nëse doni të ndërroni produkt, me të cilin keni bëre një herë ndërrim.
Per produktet me ulje, aksesore(canta, bizhu, syze, kozmetikë) intimo dhe rrobabanjo nuk ofrojmë ndërrim.
Nuk ofrojmë ndërrim për produktet e blera në Kosovë dhe Maqedoni.