informacion edshop

Cfarë duhet të dini për EDSHOP ?

Edshop është krijuar në vitin 2017, si një dyqan online dhe fizik, outlet i firmave të ndryshme Angleze, si një risi për tregun Shqiptar.

Edshop ka filluar shitjet me pakice të firmave të ndryshme si Asos, River Island, Tommy Hilfiger, Calvin Klein dhe më pas të firmave si Na-kd, Prettylittlething, Boohoo, Trendyol, Shein, Bsl, Ohpolly, Ginatricot..etj

Që prej vitit 2019 Edshop krijoi websit-n si një tjeter risi për blerjet online, për të pasur një game më të gjërë produkesh gjëndje dhe mundesi blerje online në cdo moment, pa patur nevojë për asistencën tonë online.

Në website ju mund të gjeni produkte të ndryshme duke filluar nga veshjet, këpucë, intimo, rrobabanjo, aksesorë, bizhu.

E vecanta e dyqanit tonë është që produktet janë pergjithsisht teke, pra një masë një ngjyrë dhe cmimi pothuajse 70% më I lirë se cmimet në faqen zyrtare të firmave që ne shesim.

Edshop është gjithmon në kerkim të firmave të ndryshme të vecanta për të plotesuar nevojat dhe kerkesat e klienteve tanë.

-Produktet që ndodhen në Instagram, janë dhe në website?

Në website, cdo gjë qe ju shfaqet është gjendje, në momentin që behet porosi, ju nuk mund ta gjeni më online, pasi ‘zhduket’ nga website.

 

Në website ne kemi hyrje të reja cdo ditë dhe keto produkte mund ti gjeni dhe në hapsirën e dedikuar për hyrjet e reja, po ashtu dhe në secilën kategori.

Në instagram ne kemi cdo ditë postime në feed dhe story.

 

Produket në story që jane aktive, janë në gjëndje, në momentin që porositen nga klientë, ne e fshimë nga story dhe e cojmë në biseden e klientit që bëri porosinë, pra nëse produkti nuk ju shfaqet më në story do të thotë që produkti është shitur.

Produket në feed, janë të gjitha gjëndje nëse nuk kanë shenjën  në koment. Produket në feed zakonisht janë aktive brenda muajt aktual që ndodhemi, pra nëse jemi në muajn Janar, janë të gjitha postet e Janari-t gjëndje, në Shkurt ne i heqim të gjitha produktet e muajit paraardhës.

-Si mund të blej në instagram?

Në instagram ne shesim produktin klientes që shkruan e para dhe ne i kemi të dhënat e saj për porosinë. Nëse ju shkruani për herë të parë dhe ne nuk i kemi të dhënat tuaj, ju lutem shkruani dhe të dhenat në një sms, Edshop nuk konfirmon porosi pa të dhënat e sakta si adresa e saktë, qyteti dhe numri juaj i telefonit. Pra në momentin që pelqeni një produkt vetem cojeni në Dm me të dhenat tuaja dhe prisni pergjigje nga stafi jonë, nëse ju shkruani sms të tjera, sms juaj nuk është më i pari që ka ardhur, por kalon në fund të rradhës.

Nëse produkti që ju doni të porosisni është në story, ju lutem shkruani sms tek story, duke na cuar në DM screenshot nuk e verifikojmë dot gjëndjen e produktit dhe në vazhdojmë me sms e tjera, kështu që produktin mund ta konfirmojmë në kliente tjetër.

Në rast se produkti është në feed, ju lutem niseni produktin tek shigjeta në DM tonë, me screenshot nuk e verifikojmë dot gjëndjen e tij.

Stafi i EDshop do tju kthejë përgjigje në instragram nga ora 9:00 deri në orën 21:00.

-Si mund të blej në website?

Në website cdo gjë që shfaqet është gjendje. 

Në website produktet janë të përshkruar me detaje, si materiali, gjatësia e modeles, masa, prerja dhe cdo detaj tjeter i nevojshëm për ju përpara se të kryeni blerjet tuaja.

Në website ju thjesht beni porosi, nuk ka nevojë për kartë për blerje, pagesa bëhet cash kur ju merrni porosinë. 

Ju bëni porosinë ne një mënyrë shumë të thjeshtë mjafton të shënoni të gjitha të dhënat tuaja të sakta si adresa, qyteti, numri i telefonit i saktë dhe mbasi kryeni porosinë, ju shfaqet një tabele që shkruan “Porosia juaj u krye me sukses” dhe ju vjen një email konfirmimi, i cili mund të shfaqet ne ‘junk’ ose ‘others’

Duke e bërë porosinë nëpërmjet website është mënyra më e shpejtë për të blerë produktet që ju dëshironi.
Vlera minimale për porosi në website është 1000 lekë.

Ju gjithashtu mund të beni porosinë tuaj në DM në instagram, ose në Whatsapp në numrin tonë të telefonit.

Stafi i EDshop do tju kthejë përgjigje në Whatsapp nga ora 9:00 deri në oren 17:00.

  • A janë produktet si në foto, ofron EDshop foto dhe video live të produkteve?

Edshop poston vetëm foto nga website zyrar i firmave, produktet e të cilave janë me etikete, pra ju do merrni produktin sikur ta kishit porositur në faqen zyrare të firmës.

Produktet janë identik si në foto, prandaj ne nuk orfojme foto dhe video live. 

Në rast se produkti që ne postojme, live është ndryshe nga foto e modeles ne gjithmon e shoqerojmë me nje foto të bërë nga ne.

Ne rast se ju doni të dini detaje të tjera si materiali ose prerja, jeni të lutur të pyesni para se të beni porosinë, stafi i EDshop do i ju jap cdo informacion që ju dëshironi dhe do ju ndihmojë që zgjidhni masën e duhur për ju .

EDshop mban cdo pergjegjësi nëse produkti nuk ju vjen si në foto duke ju kthyer paratë në cdo moment.

  • Sa ditë vonon porosia dhe sa kushton?

Porosia online, në Instagram dhe Website vonon 1-3 ditë pune, nga momentin që ne ja u kemi konfirmuar, ose që ju e keni berë online në Website.

Në rast se porosia po vonon më shumë se kaq, ju lutem kontaktoni me stafin e Edshop në menyrë që të identifikojmë problemin që ka ndodhur me dërgesën tuaj.

Posta në Tiranë brenda Unazes se madhe, është falas mbi vlerën 1500 lekë. 

Posta në Tiranë brenda Unazes se madhe, është 100 lek nën vlerën 1500 lekë.

Posta në periferi të Tiranës, Kamëz, Institut, Babrru, Paskuqan kushton 200 lekë.

Posta në rrethe kushton 300 lekë

Posta në rrethe është falas mbi 4000 lekë.

Posta e ndërrimit kushton 200 lek për Tiranën.

Posta e ndërrimit kushton 300 lek për Rrethet.