Si te blej?

-Si mund të blej në website?

Në website cdo gjë që shfaqet është gjendje. 

Në website produktet janë të përshkruar me detaje, si materiali, gjatësia e modeles, masa, prerja dhe cdo detaj tjeter i nevojshëm për ju përpara se të kryeni blerjet tuaja.

Në website ju thjesht beni porosi, nuk ka nevojë për kartë për blerje, pagesa bëhet cash kur ju merrni porosinë. 

Ju bëni porosinë ne një mënyrë shumë të thjeshtë mjafton të shënoni të gjitha të dhënat tuaja të sakta si adresa, qyteti, numri i telefonit i saktë dhe mbasi kryeni porosinë, ju shfaqet një tabele që shkruan “Porosia juaj u krye me sukses” dhe ju vjen një email konfirmimi, i cili mund të shfaqet ne ‘junk’ ose ‘others’

Duke e bërë porosinë nëpërmjet website është mënyra më e shpejtë për të blerë produktet që ju dëshironi.


Vlera minimale për porosi në website është 1000 lekë.

Ju gjithashtu mund të beni porosinë tuaj në DM në instagram, ose në Whatsapp në numrin tonë të telefonit.

Stafi i EDshop do tju kthejë përgjigje në Whatsapp nga ora 9:00 deri në oren 17:00.

-Si mund të blej në instagram?

Në instagram ne shesim produktin klientes që shkruan e para dhe ne i kemi të dhënat e saj për porosinë. Nëse ju shkruani për herë të parë dhe ne nuk i kemi të dhënat tuaj, ju lutem shkruani dhe të dhenat në një sms, Edshop nuk konfirmon porosi pa të dhënat e sakta si adresa e saktë, qyteti dhe numri juaj i telefonit. Pra në momentin që pelqeni një produkt vetem cojeni në Dm me të dhenat tuaja dhe prisni pergjigje nga stafi jonë, nëse ju shkruani sms të tjera, sms juaj nuk është më i pari që ka ardhur, por kalon në fund të rradhës.

Nëse produkti që ju doni të porosisni është në story, ju lutem shkruani sms tek story, duke na cuar në DM screenshot nuk e verifikojmë dot gjëndjen e produktit dhe në vazhdojmë me sms e tjera, kështu që produktin mund ta konfirmojmë në kliente tjetër.

Në rast se produkti është në feed, ju lutem niseni produktin tek shigjeta në DM tonë, me screenshot nuk e verifikojmë dot gjëndjen e tij.

Stafi i EDshop do tju kthejë përgjigje në instragram nga ora 9:00 deri në orën 21:00.